Funerali i Elizabeth II/ Mbi 10 mijë oficierë policie, çfarë pritet të ndodhë nesër

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë operacioni më i madh i sigurisë që Londra ka parë ndonjëherë njoftoi kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.

Marketing

Kryebashkiaku Sadiq Khan tha gjithashtu se funerali shtetëror i së hënës për Mbretëreshën Elizabeth II është një sfidë “e paprecedentë” e sigurisë, pasi në Londrën qendrore do të ketë qindra mijëra njerëz dhe 500 peronalitete të rëndësishme nga e gjithë bota.

“Kanë kaluar dekada që kur kaq shumë liderë botërorë mblidheshin në një vend. Mund të ketë njerëz të këqij që duan të shkaktojnë dëme tek individët ose disa nga liderët tanë botërorë. Policia, shërbimet e sigurisë dhe shumë e shumë të tjerë po punojnë shumë për t’u siguruar që ky funeral shtetëror të jetë i suksesshëm”, tha Kahan.

Ndërkohë, zëvendës Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane Stuart Cundy tha se operacioni policor është më i madhi në historinë e forcës së Londrës, duke tejkaluar Olimpiadën e Londrës 2012.

Më shumë se 10,000 oficerë policie do të jenë në detyrë të hënën dhe ata do të plotësohen me përforcime nga të gjitha 43 forcat policore të Britanisë. Qindra marshallë vullnetarë dhe anëtarë të forcave të armatosura do të veprojnë gjithashtu si kujdestarë përgjatë rrugës së procesionit.Ato janë vetëm pjesa më e dukshme e një operacioni sigurie që po drejtohet nga një qendër kontrolli të teknologjisë së lartë pranë urës Lambeth jo shumë larg Parlamentit.

Po ashtu po kontrollohen dhe vulosen kanalet e kanalizimeve të rrugëve dhe koshat e plehrave.

Mediat e huaja shkruajnë se të hënën, do të ketë vëzhgues policie në çati, qen nuhatës në rrugë, oficerë detarë në lumin Thames dhe policë të hipur mbi kalë. Fluturimi i dronëve mbi qendrën e Londrës është ndaluar përkohësisht dhe Aeroporti Heathroë po ndalon shumë fluturime në mënyrë që zhurma e avionit të mos shqetësojë shërbimin funeral. Autoritetet britanike përballen me sfidën e mbajtjes së sigurt të 500 liderëve botërorë.