Agjendën e sotme të punës anëtarët e ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Degën e Çairit i vazhduan në takimin përfundimtar me strukturën e degës së Çairit të mirëpritur nga kryetari i degës Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës Visar Ganiu.
Kryetari i degës së BDI – Çair Izet Mexhiti e hapi takimin duke e cilësuar të njejtin si burim sygjerimesh, busullë orientuese për funksionimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe përpilimin e programit të ardhshëm zgjedhor.
Të pranishmëve iu drejtuan zëvendës kryeministri Sadulla Duraku, deputetët e zonës Artan Grubi dhe Ejup Alimi.
Zëvendës kryeministri Duraku theksoi se funksionarët kanë ardhur më pak të flasin e më shumë të dëgjojnë kërkesat e sygjerimet që padyshim se janë gjithmonë të nevojshme për të definuar koordinatat e veprimit politik në shërbim të qytetarëve edhe në periudhën e ardhshme. Ndër tjerash ai potencoi se gjatë këtyre dy viteve është rrumbullakësuar një pjesë e madhe e projekteve të premtuara në programin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Deputët Artan Grubi dhe Ejup Alimi theksuan se ligjet e miratuara deri më tani paraqesin realizim të gati 100% të premtimeve zgjedhore dhe kërkesave të qytetarëve dhe padyshim se kanë kontribuar në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në çdo sferë të jetës.
Theks të veçantë iu dha edhe propozim ndryshimeve të ligjit për administratë që do t’ju mundësojë punjonësve të administratës avancimin por edhe rroga në përputhje me arsimimin e administratorëve.
Pas këtyre prononcimeve të shkurtëra, u realizua një bashkëbisedim konstruktiv me shumë propozime rreth prioriteteve të së ardhmes.