Ballina Aktuale Fushata për bojkot nis me fyerje për shqiptarët

Fushata për bojkot nis me fyerje për shqiptarët

Para një numri të vogël të mbështetësve, Koalicioni për bojkot filloi fushatën kundër pjesëmarrjes në referendum. Kreu i Maqedonisë së Bashkuar, Janko Baçev tha se për fushatën bojkotuese të referendumit do të udhëtojë në të gjithë Maqedoninë për ti njoftuar qytetarët se kjo marrëveshje e emrit është e dëmshme për shtetin.

Marketing

Ai tha se rreth 60 shoqata i janë bashkangjitur kësaj nisme dhe se të gjitha harxhimet mbulohen nga financimi i anëtarëve.

Gjatë konferencës për shtyp, folësit ofenduan shqiptarët dhe funksionarët e lartë ndërkombëtar që e vizituan Maqedoninë këtë javë, dhe që ofruan mbështetjen e tyre për referendumin e 30 shtatorit.

Marketing
Exit mobile version