Ballina Sport Futbolli i Kosovës në telashe, klubet takohen sërish për hapat e mëtejmë

Futbolli i Kosovës në telashe, klubet takohen sërish për hapat e mëtejmë

Edhe më tutje Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të mbetet e pa licencuar nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Marketing

Mos definimi i këtij procesi po ndikon direkt në situatën financiare të klubeve të Superligës dhe jo vetëm pasi kjo po ua pamundëson atyre që të përfitojnë të hyra në buxhet nga Ligji i Sponsorisimit.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje disa prej klubeve të Superligës së Kosovës që tashmë kanë zhvilluar disa takime. Ata kanë kërkuar që të takohen me Ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun, takim i cili edhe më tutje nuk ka ndodhur.

KosovaPress mëson se një takim ndërmjet drejtuesve të klubeve të futbollit në Kosovë do të zhvillohet nesër në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në rast të mos ndryshimit të kësaj situate, KP, mëson se njëri nga skenarët e mundshme është që klubet të marrin vendim që t’i bojkotojnë garat deri në një zgjidhje tjetër.

Exit mobile version