Futbollisti ndërpret karrierën për t’i dhuruar mëlçinë nënës

Futbollist 23-vjeçar kroat, Robert Peric-Komsic, ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, duke i shpëtuar jetën.

Marketing

“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira“, tha i riu i cili luan për Cibalia, në kampionatin kroat.

“Kisha një pasqyrë krejtësisht të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë: ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”, shton futbollisti.

Tashmë Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Marketing