Ballina Sport Futbollisti shqiptar, Broja “grushtohet” me njërin nga të punësuarit në Chelsea (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Broja “grushtohet” me njërin nga të punësuarit në Chelsea (VIDEO)

Armando Broja është përfshirë në një “luftë grushtesh” Billy ‘Blood’ McCulloch i cili punon si masazhator në Chelsea.

Marketing

Sulmuesi shqiptar, i cili është duke u rikthyer nga dëmtimi në “Stamford Bridge”, është filmuar duke u përfshirë në një përleshje me anëtarin e famshëm të stafit të dhomës së bluve, McCulloch.

Në rutinë e sipër, Broja godet me grusht McCulloch në krah, përpara se kundërshtari i tij t’ia kthejë me një goditje më të fortë. Broja përplaset në një tavolinë aty pranë, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, përcjellë KosovaPress.

Broja ka qenë jashtë fushës që nga nëntori i vitit 2022, me paraqitjen e tij të fundit që ishte për Shqipërinë në një ndeshje miqësore me Italinë, por ai është afër rikthimit në kompeticionet e klubeve pasi iu nënshtrua një operacioni për një problem serioz në gju.

Exit mobile version