Xhiroja e fundit e ligës së dytë në futsall kaloi nën hijen e ndeshjes Shkëndija-Veleshta ku ekipi tetovar edhe një herë tregoi klasin e vet, raporton NMK-Post. Edhe përkundër faktit se veleshtarët kishin ardhur në Tetovë me ambicje për fitore fati nuk ishte në anën e tyre.
Kuqezinjtë kanë bërë një lojë fantastike duke fituar me rezultat të thellë 13:3. Lojtar i ndeshjes ishte Edis Murtezani ndërsa me lojë të shkëlqyer u treguan edhe Agon Hashimi, Meriton Alili, Kushtrim Karimani, Kastriot Fejzullahi, Florim Ameti, Shkëlqim Ceka, Elvir Nurishi, Muhamet Ziberi dhe portieri Valtrim Ibraimi.
Ekipi i Shkëndijës me këtë fitore betonon vendin e parë, duke ecur në mënyrë të sigurtë në Ligën e parë në futsall. Kryetari i klubit Tushi Dervishi shprehet mjaft i kënaqur me ndeshjen duke theksuar se Shkëndija do të kthehet aty ku e ka vendin. “Në çdo ndeshje dëshmojmë se liga e dytë është e ngushtë për ne. Kemi ekip cilësor që padyshim edhe në ligën e parë do të ishim pretendent për titullin” ka thënë Dervishi./NMK-Post.