Fyerjet raciste ndaj lojtarit të Napolit, Acerbi takohet me drejtuesit e Interit

Çështja e Acerbit ku lojtari i Interit akuzohet se ka ofenduar me fyerje racore lojtarin e Napolit Juan Jesus po bën bujë në Itali.

Marketing

Pas përjashtimit nga skuadra kombëtare italiane duke u lënë jashtë grumbullimit për ndeshjet para “Euro 2024”, Acerbi është takuar me drejtuesit e klubit të Interit.

Bëhet me dije se futbollisti u ka qëndruar deklaratave fillestare të tij duke u thënë drejtuesve të Inter se nuk ka përdorur fraza raciste ndaj Juan Jesus.

Ndërsa futbollisti i Napolit tha se Acerbi e kishte fyer me frazat raciste si: “Je thjesht një zezak”.

Çështja pritet të sqarohet në javët në vijim, ku organet kompetente në Itali pasi të shqyrtojnë rastin, do të dalin në një konkluzion.

Marketing