Ballina Lajme Maqedoni Gabimet në librat shkollore, Carovska: Do të eleminohen, fokusohemi në cilësi

Gabimet në librat shkollore, Carovska: Do të eleminohen, fokusohemi në cilësi

Përfaqësuesit e komisioneve dhe ekspertët do të korrigjojnë përmbajtjen e të gjitha librave shkollorë ku ka pasur diskriminim në çfarë do lloj baze, thotë ministrja e arsimit Milla Carovska. Sipas saj, nëse deri dje diskutohej për tekstet për krimin, korrupsionin etj, sot është mirë që flitet për cilësinë e librave.

Marketing

“Me këtë ligj për librat shkollorë, për herë të parë do të vendosen filtra që duhet të ofrojnë përmbajtje cilësore, përmes komisioneve të përbëra nga mësimdhënës të lëndëve, profesorë universitarë dhe përfaqësues me mbi 10 vite përvojë në preventimin e shkeljeve dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo bëhet me qëllim që në ato libra ku janë hasur diskriminime në bazë të përkatësisë etnike, diskriminim i femrave, shkatërrim të konceptit qytetar ose prezentimin e qeverisë si dominuese dhe forcë që sundon qytetarët, të mbeten në të kaluarën dhe të fokusohemi në atë se cdo të thotë një libër shkollor cilësor.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit dhe shkencës.

Exit mobile version