Gajser: Unë nuk jam i pasur, vetëm dëshiroj të nxis luftën kundër korrupsionit në Maqedoni

Gazetari Laris Gajser, me një postim në profilin e tij në fejsbuk, shpjegon arsyet për publikimin e videove për rastin “Zhvatja”.

Marketing

Ai ka shpjeguar videon e dytë duke thënë se qëllimet e tij janë të sinqerta dhe tenton që të nxisë luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Përpos kësaj ai e kritikon edhe qasjen e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se është koha që vendi të jetë anëtare e BE-së.

“Nga viti 2015 ndjek dhe raportoj si një grup i politikanëve të paaftë (të djathtë dhe të majtë) dhe forca armiqësore të huaja, luajnë me jetën dhe fatin e qytetarëve të Maqedonisë. Verbëria e elitave politike së bashku me presionin ndërkombëtar e sollën Maqedoninë deri në shkallë të korrupsionit dhe sovranitetit të kufizuar.

Të gjithë shkrimet e mia të mëparshme ishin në drejtim që të pengojë Maqedonia të jetë e nënçmuar, të paralajmërojë BE-në për qasjen e saj të gabuar dhe të pengojë bashkësinë ndërkombëtare të bëj precedentë të papranuar. Precedentët në Ballkan rrallë sjellin përfitime për bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk jam i pasur. Nuk kam fonde të mëdha financiare që të zbatoj revolucione eksperimentale. Si edhe kolegët e mi në ‘La Verita’, urrej manipulime. Në besojmë në inteligjencën njerëzore dhe në lirinë.

Të dyja, çdoherë gjënë mënyrën që të dalin në sipërfaqe dhe të mbizotërojnë. Madje edhe pas periudhave të gjata të nënçmimit. Shpresa ime, sot, nëpërmjet shkrimeve është që të nxis të mirë, ende të pavarur, gjykatës të lirë, të cilët me të vërtetë besojnë në sundimin e drejtësisë, të hetojnë pretendimet dhe të bëjnë Maqedoninë shembull të një vendi stabil.

Duke pasur parasysh ndryshimet komplekse gjeopolitike, ne Evropianët i kemi borxh Maqedonisë stabilitet, siguri dhe mençuri historike. Në vend që të jetë e izoluar, Maqedonia duhet sa më shpejtë të jetë anëtare e BE-së tonë të papërkryer, me çka do të na bëj më të fortë dhe më të pasur”, ka shkruar Gajser.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ai ka publikuar edhe një video ku ai pretendon se dëgjohet zëri i Prokurores Katica Janeva, duke i thënë Orce Kamçevit se gjitha do të jenë në rregull.