Gani Geci shfaqet përkrah Don Xhonit: I vetmi deri më tani që e ka fituar Rusinë

Në mesnatën e së enjtes, reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka publikuar këngën e tij të re “Katile”.

Marketing

Ende pa u mbushur 24 orë, ky projekt arriti mbi dy milion klikime, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, reperi, shpesh e ka theksuar se ka një dashuri të veçantë për vendlindjen e njerëzit përreth.

Ai javë më parë është takuar me politikanin, Sami Lushtaku, gjersa kësaj radhe është shfaqur përkrah një figure tjetër politike.

Reperi ka postuar disa fotografi në rrjete sociale nga një klub nate krah ish deputetit të LDK-së, Gani Gecit.

“Tre katunarë të Drenicës”, ka shkruar ai përkrah imazhit.

Edhe ish deputeti ka shpërndarë fotografi, teksa ka thurur një lavd për reperin.

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka fituar Rusinë”, ka thënë Geci në një postim të ndarë në ‘Facebook’.