Ganiu: Arrihet marëveshja, mbrenda 2 javëve fillon procedura për pishinën në Fushë Topanë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, njofton se është arritur marëveshja për ndërtimin e pishinës në Fushë Topanë, shkruan Aktuale.mk.
Procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës do të publikohet brenda 2 javëve. Marëveshja u arrit pas takimit që Ganiu sot zhvilloi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski edhe zëvendës drejtorin Avni Rustemi.
Është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës.
Kreu i komunës së Çairit GAniu ka faleminderuar drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës.

Marketing
Marketing