Ballina Aktuale Ganiu: Asfaltimi final i rrugës së Plastikave (Video)

Ganiu: Asfaltimi final i rrugës së Plastikave (Video)

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njofton se rekonstruimi dhe zgjerimi i bulevardit “Nikolla Karev” (rrugës së Plastikave) në sipërfaqe prej 1 440 m2 arriti në fazën e saj finale dhe në rrjedhë e sipër në këto momente është asfaltimi përfundimtar i saj. Me këtë rrumbullakësohet një proces mjaft i rëndësishëm pune që do të lehtësojë lëvizjen përgjatë kësaj zone që është njëra nga më të frekuentuarat dhe me rëndësi të madhe pasi lidh katër komuna: Çairin, Gazi Babën, Qendrën dhe Karposhin.

Marketing

Faleminderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar dhe respektimin e rregjimit të përkohshëm të lëvizjes gjatë realizimit të punëve-thotë Ganiu.

Marketing
Exit mobile version