Ganiu: Asnjë milimetër nga Visar Ganiu, nuk është uzurpuar prona e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari aktual njëherësh edhe kandidat për edhe një mandat në Komunën e Çairit, nga BDI-ja, Visar Ganiu, ka thënë se të gjitha premtimet që i ka bërë, janë bërë me grup ekspertësh dhe sipas tij, programi është i realizueshëm.

Marketing

Ai në Programi 200, ka thënë se nuk ka uzurpuar asnjë milimetër të parqeve, derisa ka theksuar se ka revitalizuar 110 mijë m2 të tyre, shkruan Alsat.

“Të gjitha premtimet që i kam bërë, janë bërë nga grupe ekspertësh dhe e kemi bërë një program të realizuar. 110 mijë m2 kemi bërë revitalizime të parqeve dhe asnjë milimetër nga Visar Ganiu, nuk është uzurpuar prona e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Ganiu./ Alsat.mk

Marketing