Ganiu e Ademi prezantojnë klubin e parë të robotikës në Sh.F “Ismail Qemali”

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu nën shoqërim të ministrit të Arsimit Arbër Ademi dhe me Këshillin e prindërve të shkollës fillore “Ismail Qemali” të përfaqësuar nga Fatmir Bytyqi prezantuan klubin e parë të robotikës ku nxënësit do të kenë mundësi të pajisen me njohuri rreth krijimit të modeleve bazike të robotëve.

Marketing

Ja dhe njoftimi i kryetarit të Çairit për mediat:

“Me mikun tim, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as hera e fundit që angazhohemi për realizim të projekteve në dobi të përmirësimit të nivelit edukativo-arsimor në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

Kësaj rradhe, nën iniciativë të Këshillit të prindërve të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” të përfaqësuar nga z. Fatmir Bytyqi dhe në bashkëpunim edhe me kompaninë prestigjioze vendore të teknologjisë – “GDI”, prezantuam klubin e parë të robotikës në shkollat fillore të komunës sonë ku nxënësit do të keni mundësi të pajisen me njohuri rreth krijimit të modeleve bazike të robotëve dhe të vëndojnë në funksion të njejtët përmes programimit të tyre.

Pesha e zbatimit të këtij projekti edukativ që fillon nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali” dhe do të vazhdojë edhe në shkollat tjera, qëndron në nevojën e zgjimit të interesimit tek gjeneratat e reja për shkencat dinamike të teknologjisë moderne, stimulimin e kreativitetit teknologjik dhe interaksionit në dobi të zgjerimit të horizontit të dijes i cili doemos duhet të jetë në hap me shkencën moderne”, thuhet në komunikatën për media nga kryetari Ganiu