Ganiu informon banorët e Dizhonit për projektet që do të realizohen në lagjën e tyre

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dje pasdite, së bashku me stafin e tij, ka zhvilluaar një takim informativ me banorët e lagjes Dizhon, ku janë informuaar për projektet infrastrukturore që do të realizohen falë mjeteve të siguruara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Informuam banorët se do të kryhet rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në 16 rrugica të lagjes, me një vlerë prej rreth 1.5 milionë euro” ka shkruar Ganiu në faqen etijzyrtare në Facebook.

Gjatë takimit, banorët paraqitën propozime dhe ide për projekte të tjera që do të përmirësojnë kushtet e jetesës. U angazhuam për të filluar përgatitjen e dokumentacionit për aplikimet që do të bëhen për fondet e parashikuara për vitin 2025, ku Çairi pritet të përfitojë rreth 6.5 milionë euro.

Mikpritja dhe entuziazmi i banorëve ishin të dukshme, dhe qytetarët dolën të kënaqur nga ky takim, duke na motivuar të vazhdojmë me angazhimin tonë për zhvillimin e komunës.

Marketing