Ganiu mirëpret në takim medalistët e Kampionatit Ballkanik të Mundjes

Visar Ganiu                                                                    Sot pata nderin të mirëpres medalistët e Kampionatit Ballkanik të Mundjes, që u mbajt për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Ishte një moment i veçantë për ne, pasi kjo ngjarje jo vetëm që tregon zhvillimin e sportit tonë, por edhe angazhimin e të gjithëve për ta bërë këtë mundësi të suksesshme.
Bashkë me medalistët, ishin edhe përfaqësuesit e udhëheqësisë së Klubeve të Mundjes “Liria” dhe “Çair”, si dhe trajnerët e tyre të palodhur. Angazhimi dhe puna e palodhur e ekipit të trajnerëve kanë qenë të rëndësishme për arritjet e sotme, dhe kam një respekt të veçant për përkushtimin e tyre. Roli i tyre ka qenë i rëndësishëm në organizimin e këtij kampionati dhe vlerësimi për punën e bërë është i merituar.
Në këtë takim, theksova se suksesi i këtyre sportistëve është frymëzim për të gjithë ne. Të rinjtë që garojnë sot janë shpresat e nesërme të sportit tonë. U bëj thirrje të vazhdojnë me përkushtim dhe pasion, sepse me punë të palodhur mund të arrijnë majat.
Ky rezultat i medalistëve na bashkon dhe na motivon të gjithë për të punuar më shumë në të ardhmen. Bashkë do ta çojmë sportin e mundjes në nivele më të larta.  https://www.facebook.com/share/p/4PoVKmoNJDbFFPDn/

Marketing