Ganiu ngushëllon vdekjen e muzicientit Ylber Aliu

Vdekja e këngëtarit Ylber Aliu ka tronditur te gjithë. Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, në rrjetet sociale shkruan: Me pikëllim të thellë sonte mora lajmin për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të muzicientit të mirënjohur Ylber Aliut.

Marketing

Ylberi gjithmonë do të mbetet në kujtimet tona si një artist dhe muzicient, por edhe si interpretues i ilahive, e mbi të gjitha edhe si një njeri me virtyte të larta.

Familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit dua t’iu shpreh ngushëllimet më të thella!

Prehu në paqe Ylber, do t’i mungosh pa masë shoqërisë! -shkruan Ganiu.

Marketing