Ganiu: Për 4 vite, vendosëm 20 kënde për fëmijë në Çairin tonë të zemrës

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, bën të ditur se gjatë 4 viteve të kaluara në tërë territorin e Çairit janë vendosur 20 kënde për fëmijë, dhe ky aksion do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të komunës.

Marketing

Postimi i plotë:

Dita jonë filloi me vendosjen e dy këndeve të tjera për fëmijë në Çairin tonë të zemrës. Lagjet Çairi i Vjetër dhe Seravë, respektivisht tek SHFK “Hasan Prishtina”, u bënë me kënde për fëmijë.
Që të dy këndet i kemi pajisur me lodra tërësisht të reja dhe special për fëmijët.
Mbetemi me shpresën se fëmijët do të kalojnë çaste të këndshme dhe të hareshme me plot buzëqeshje edhe në këto dy lokacione.
Aksionin e vendosjes së këndeve për fëmijë, bashkë me rekuizitat e reja, e vazhdojmë edhe në pjesë të tjera të Çairit.

Marketing