Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu realizoi premtimin e dhënë ditë më parë për vendosjen e këndeve për fëmijë në shumë lagje të komunës.
Sot ai promovoi lojërat për fëmijë të vendosura në lagjen Seravë.
“Lojëra për fëmijë edhe në rrugën “Prohor Pçinski” në lagjen Seravë.🎠👭
Fëmijët janë më të dashurit tanë, andaj edhe ka rëndësi se si ata ndjehen dhe jetojnë në çdo lagje, rrugë dhe vendbanim të Çairit.
#lojëragjithandej
#jetëcilësore
#fëmijtëlumtur”, thotë kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.