Ganiu: Shkupi ndjek trendet evropiane ekologjike në luftën pa kompromis me ndotjen

Përforcimi i kapaciteteve të funksionimit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është tepër i rëndësishëm për të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit, е në veçanti për Çairin pasi që do të realizohet në mënyrë shumë më efikase dhe bashkëkohore misioni ynë i përbashkët për pastërti më të madhe publike.

Marketing

Sot u promovuan mjetet e reja të vëna në dispozicion të NP “Higjiena Komunale” që padyshim se janë garancë për komuna më të pastra. Kjo është dëshmi e qartë se qyteti ynë ndjek trendet evropiane ekologjike në luftën pa kompromis me ndotjen, gjë për të cilën përgëzova kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtorin e ndërmarrjes Abdusamed Shabani duke uruar realizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të mirëfilltë.

Marketing