Ballina Aktuale Ganiu startoi projektin për modernizimin e Çairit

Ganiu startoi projektin për modernizimin e Çairit

Investime të reja në shërbim të urbanizimit dhe modernizimit të lagjes Seravë në Çair

Marketing

Duke parë zhvillimin e komunave të modelit evropian, realizimi i investimeve që do të ndikojnë në urbanizmin dhe modernizimin e lagjeve të Çairit është ndër nevojat më të mëdha që ka imponuar jeta dinamike e kësaj periudhe të kaluar.

Pikërisht sot, morra pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të ri hotelierik në lagjen Seravë nga ana e Bashkësisë Fetare Islame përmes investitorit – kompanisë Rajana Inzhenering, bashkë me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe drejtorit të kompanisë Rajana Vegim Etemi.

Exit mobile version