Vijon numërimi i votave për kandidatët edhe në kryeqytet. Sipas të dhënave në KQZ deri më tani janë numëruar 250 qendra votimi nga 1243 në total.
Votat preferenciale po sjellin surpriza në lidhje me mandatet e deputetëve, ku ekziston që shumë kandidatë të thyejnë herësin dhe të fitojnë një ulëse në Kuvend duke eliminuar të fundit në listat e partive.
Për sa i përket Partisë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 5,773 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 3,423 i cili nuk është në listën e fituesve dhe synon futjen në Parlament me vota preferenciale. Kujtojmë se ai në Njësinë 10 ku u bë votimi elektronik ka marrë 2795 vota, por që nuk janë pasqyruar nga KQZ. Herësi në Tiranë është 12 602 vota dhe kushdo që marrë më shumë eliminon të fundit në listën e vendosur nga PS në këtë qark.
Ndërkohë që Majko i cili deri tani nuk ka mandat deputeti ka vetëm 908 vota dhe rrezikon të mos futet në Kuvend.
PS 18 mandate
10. Belinda Balluku 5773 vota
23. Fatmir Xhafaj 3423 vota
30. Ornaldo Rakipi 2509 vota
12. Etjen Xhafaj 2347 vota
9. Elisa Spiropali 2341 vota
17. Alqi Bllako 1748 vota
4. Ogerta Manastirliu 1454 vota
14. Xhemal Qefalia 1421 vota
6. Ulsi Manja 1247 vota
7. Etilda Gjonaj 1195 vota