Ballina Lajme Botë Gara presidenciale e Turqisë do të vendoset në balotazh

Gara presidenciale e Turqisë do të vendoset në balotazh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të shkojë ballë për ballë me rivalin e tij të opozitës në një balotazh, ka konfirmuar këshilli suprem i zgjedhjeve.
Siç raporton BBC, Erdogan kryesoi raundin e parë me 49.51% të votave. Megjithëse ai kishte një epërsi të qartë ndaj kundërshtarit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.88%, atij i nevojitej më shumë se gjysma e votave për të fituar garën plotësisht.

Marketing

Një raund i dytë do të zhvillohet më 28 maj, me Erdoganin favorit të qartë. Pak para shpalljes nga kreu i këshillit zgjedhor Ahmet Yener, rivali i presidentit u bëri thirrje mbështetësve që të mos “bien në dëshpërim” dhe të dalin dhe në raundin e dytë së bashku.

Erdogan ka qenë në pushtet në Turqi për më shumë se 20 vjet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, duke i zgjeruar kompetencat e tij edhe më tej pas një grusht-shteti të dështuar në vitin 2016.

Kilicdaroglu si kandidat, opozita shihej se kishte shanset e saj më të mira deri më tani për ta hequr atë nga pushteti, për shkak të një aleance të gjerë partish.

Yener tha se të gjitha kutitë e votimit nga votimi i së dielës ishin hapur dhe pjesëmarrja në Turqi ishte 88.92%. Megjithatë, ishte e qartë se një numër votash të hedhura jashtë vendit ende nuk ishin numëruar.

Grupi ndërkombëtar i monitorimit OSBE, theksoi disa të meta në zgjedhje, duke theksuar se Erdogan dhe partitë në pushtet kishin gëzuar “një avantazh të pajustifikuar”.

 

Exit mobile version