Sot, nëpërmjet platformës virtuale, kryetari Afrim Gashi, në Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedoi me Ambasadorin Italian në Shkup, Shkëlqesia e tij, z. Andrea Silvestri.
Duke uruar 2 Qershorin – Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedimi mes Gashi-Silvestri, u zhvillua në atmosferë miqësore, ku mes tjerash u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe u fol mbi diskutimin e kodit zgjedhor, propozim ligjin për shtetësi dhe zgjedhjet lokale të tetorit.
Amabasadori Italian në vend, z. Andrea Silvestri, falënderoi kryetarin Gashi, mbi rolin konstruktiv dhe qasjen bashkëpunuese që po e zhvillon Alternativa në Kuvend.
Dyja palët u dakorduan, që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.