Gashi: Pendarovski është kandidat që na përfaqëson të gjithëve

Në një intervistë për portalin “Plusinfo”, Afrim Gashi, kryetari i partisë Alternativa, thotë se kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski është një kandidat që “na përfaqëson të gjithëve”.

Marketing

Ai deklaron se nuk do ta mbështetin Blerim Rekën sepse te kandidatura e Pendarovskit shohin përfaqësuesin e të gjithëve, dhe se vlerësojnë se është koha e fundit që pozitat më përgjegjëse të shtetit të shihen nga aspekti cilësor, e jo vetëm nga ai etnik.Në këtë intervistë, Gashi flet edhe për ribredimin e partisë që ai udhëheq, që doli si rezultat i përçarjes së Lëvizjes Besa.

Në lidhje me partinë, ai shprehet se subjekti i ri politik e përfaqëson thelbin dhe autenticitetin e përcaktimit programor të partisë paraprake, e që tani është pastruar dhe e ka derën e hapur për të gjitha bashkësitë.

Në lidhje me të ardhmen e shtetit, Afrim Gashi shprehet se kjo e ardhme bazohet në ndërtimin e elementeve kohezive në shoqëri, e jo në ndasi, disriminim, urrejtje dhe forma tjera të elementeve negative dhe shkatërruese.

Marketing