Ballina Lajme Maqedoni Gashi për KF Shkupin: Titulli i kampionit u kthye në shtëpi

Gashi për KF Shkupin: Titulli i kampionit u kthye në shtëpi

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar KF Shkupin për fitoren e sotme me të cilën siguroi titullin e kampionit.

Marketing

Ai tha se si sportdashës dhe shkupjan, është tejet krenar që titulli i kampionit u kthye në Çair.

Urimi i plotë i Gashit:

Me rezultatin e sotëm klubi i zemrave të shkupjanëve, KF SHKUPI, përsëri shpallet kampion në ligën më elitare të futbollit tonë.
Si sportdashës, por më shumë si shkupjanë që jemi rritur përmes gëzimeve të fitoreve dhe pikëllimit të humbjeve të këtij klubi, sot ndjehemi jashtëzakonisht krenarë që kemi mundësi të themi se titulli i kampionit u kthye në Çair.
Urime djemve që na bëjnë të mburremi, urime stafit dhe drejtuesve të klubit, urime shkupjanë!
Gjithmonë me Shkupin!

Exit mobile version