Ballina Lajme Maqedoni Gati 100 punëtorë të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të mbeten pa...

Gati 100 punëtorë të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të mbeten pa punë?

Rreth 100 punonjësve të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” nesër u skadon kontrata dhe nuk dihet nëse do t’u vazhdohen. Kjo pasi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, shkarkoi drejtorin e ndërmarrjes komunale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zlatko Perinski dhe në vend të tij emëroi Marjan Mitovskin.

Marketing

Perinski u shkarkua me arsyetimin se ka ndikuar në tenderin mbi 100 milionë euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, ndërsa Arsovskën e akuzoi për mosbashkëpunim.

Pas kësaj dhanë dorëheqje edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit, drejtorët e parkingjeve dhe deponisë së Drislës.

Marketing
Exit mobile version