Gattuso: Ne e kemi humbur rrugën

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka komentuar humbjen e parë në Ligën e Evropës ndaj Betis me rezultat 2-1.

Marketing

“ Ne e humbëm tërësisht rrugën. Ishte një ndeshje e vuajtjeve, sepse ne humbëm besimin”, ka deklaruar italiani.
Ai pati edhe ankesa për lojtarët e tij, njofton football-italia.

“Kjo skuadër nuk luan me ide të qarta, nuk mund të bëjë atë që do dhe vetëm hoqi dorë nga presioni në minutat e fundit. Betis e meritoi, nuk do të flasë për rastin e penaltisë, sepse ata e dominuan lojën”, ka shtuar ai.

Gattuso një pjesë të fajit për këtë humbje ia la edhe vetes, duke thënë se nuk mund të luajnë më kështu.

Marketing