Ballina Aktuale Gaza lëshon raketa në drejtim të Jeruzalemit

Gaza lëshon raketa në drejtim të Jeruzalemit

Raketa janë hedhur në drejtim të Jeruzalemit nga Gaza, midis tensioneve në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Marketing

Asnjë lëndim nuk u raportua, megjithëse parlamenti i Izraelit u evakuua ndërsa tingëllonin sirenat, raporton BBC.

Sundimtarët e Hamasit në Gaza kishin kërcënuar të sulmonin, pasi që qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite të hënën.

Ditët e kaluara kanë parë dhunën më të rëndë në qytet pas shumë viteve.

Më shumë se 300 palestinezë u plagosën në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor.

Marketing
Exit mobile version