Ballina Lajme Botë Gaza mbetet pa energji elektrike, del jashtë funksionit centrali i vetëm

Gaza mbetet pa energji elektrike, del jashtë funksionit centrali i vetëm

Centrali i vetëm në Gaza për prodhim të energjisë elektrike doli jashtë funksionit sot për shkak të mungesës së karburantit.

Marketing

Një burim nga Autoriteti Palestinez i Energjisë tha për Anadolu se centrali mbeti pa karburant, duke çuar në një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike.

Më herët gjatë ditës, kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë, Dhafer Melhem, paralajmëroi se centrali i vetëm në Gaza do të mbyllet.

“Sot mora një raport ku thuhej se shumica e paneleve diellore në çatitë e shtëpive dhe objekteve në Gaza janë dëmtuar plotësisht dhe nuk janë në gjendje të gjenerojnë energji”, tha Melhem përmes telefonit.

Për më tepër, si rezultat i vendimit të Tel Avivit zyrtar, Izraeli tashmë ka “ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza, që nga e diela e kaluar” në përgjigje të operacionit të Hamasit.

Melhem beson se qëllimi aktual i Izraelit është “të privojë Gazën nga energjia elektrike nga të gjitha burimet, duke e bërë atë një vend të papërshtatshëm për të jetuar”.

Kujtojmë se konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.

Marketing
Exit mobile version