Gazeta “Zaman” ndërpret shtypjen e gazetës, vazhdon me punë si media online

Me vazhdimin e tentimeve për linçim në fusha të ndryshme, gazeta “Zaman” Maqedoni ka marrë vendim që të ndërpresim shtypjen e gazetës, e cila në Maqedoni është botuar plot 25 vjet pa asnjë ndërprerje, thuhet në njoftimin e menaxhmentit dhe kolegjiumit redaktues të gazetës “Zaman” – Maqedoni, transmeton KOHA.

Marketing

“Gazeta e shtypur javore në Turqisht dhe revista e shtypur mujore në Shqip ditët në vijim për herë të fundit do tu dërgohet lexuesve të gazetës dhe të revistës. Gazeta Zaman Maqedoni, si nevojë e orientimit që kanë marrë mediet në kohët e fundit, do të vazhdoj rrugën e saj si portal online”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në një kohë kur mediet e shtypit janë duke përjetuar një kolaps, Qeveria e Maqedonisë me subvencionimet që i startoi nga viti i kaluar, ka filluar t’i përkrah mediet që i përmbushin kushtet e nevojshme. Gazeta Zaman Maqedoni morri vendin e saj si një ndër 11 mediet e shtypura që i përmbushnin këto kushte duke e fituar të drejtën për tu subvencionuar.

“Mirëpo më vonë, para syve të opinionit ndodhën disa gjëra të papritura. Siç mund t’ju kujtohet, pas kërcënimeve të Ambasadës së R. të Turqisë në Shkup duke i shkelur të gjitha normat diplomatike, gazeta Zaman Maqedoni njëanshëm hoqi dorë nga subvencionimi i qeverisë për mediet e shtypura. Duke e përdorur rastin, dua që t’i falënderojmë të gjithë lexuesit e gazetës Zaman edhe përpos të gjitha tentimeve për të njollosur dhe degraduar gazetën tonë. Dhe sidomos dua të falendëroj Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë si dhe Asociacionin për Mbrojtjen e Mediave të Shtypura për përkrahen që ia dhanë gazetës Zaman Maqedoni në ngjarjet e fundit. Gazeta Zaman Maqedoni, për më shumë se një çejrek shekull duke kultivuar politka paqësore dhe të pajtimit mes palëve, ka mbledhur pëlqimin e të gjitha palëve në vend”, theksohet në njoftim. (koha.mk)

Marketing