Gazetari izraelit hyri dhe xhiroi në Mekë fshehurazi gjatë haxhit, shkaktoi zemërim të madh

Gazetari i televizionit izraelit Channel 1, Gil Tamary, ka shkaktuar zemërim të madh tek myslimanët dhe hebrenjtë pasi hyri në Mekë dhe xhiroi një reportazh brenda qytetit të shenjtë mysliman gjatë pelegrinazhit, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Tamary ishte në Arabinë Saudite me leje speciale, së bashku me dy reporterë të tjerë izraelitë, për të përcjellë konferencën rajonale ku ishte prezent presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar.

Jo myslimanëve iu ndalohet hyrja në qytetin e Mekës dhe në përgjithësi iu ndalohet hyrja në qytetin e Medinës, megjithëse kufizimet e qasjes në Medinë janë raportuar se janë zbutur viteve të fundit. Ndalimi përgjithësisht bazohet në vargun e Kuranit (Surah At-Tawbah 9:28) që i ndalon politeistëve afrimin e tyre në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Në raportin e publikuar në Channel 13 të hënën, Tamary kishte theksuar se jo myslimanëve nuk iu lejohet hyrja në Mekë, por pastaj vazhdoi të zbulojë detaje se si ia kishte dalë të ngjitej në Malin Arafat me një shofer mysliman përkundër kësaj.

Ai theksoi se shoferi nuk e dinte se ai ishte një gazetar izraelit pasi ishte kujdesur të fliste vetëm në anglisht.

Ministri izraelit për bashkëpunim rajonal Esawi Frei, që është mysliman vet, e quajti këtë incident një “budallallëk i bërë dhe asgjë për t’u krenuar”.

Një bloger arab pro izraelit nga Arabia Saudite, Mohammed Saud poashtu e kritikoi veprimin e Tamary duke postuar një video në rrjete sociale ku tha : “Miqtë e mi të nderuar në Izrael, një gazetar i juaji hyri në qytetin e shenjtë mysliman Meka dhe xhiroi paturpësisht. Kjo i bie sikur unë të hyja në sinagogë dhe të lexoja nga Torah. Turp për ju Channel 13. Të lëndoni fenë Islame kështu. Jeni arrogant”.

Blogeri saudit theksoi se mbështetë fuqishëm bashkëjetesën mes arabëve dhe hebrenjve por ky reportazh e zhgënjye ca.

Ministri izraelit Frei kishte shtuar se ky reportazh vetëm dëmton përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, të ngjashme me traktatet e 2020’s me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretërinë e Bahrejnit, e gjitha kjo atë vetëm për shikueshmëri.

Një gazetar izraelit Avraham Bloch nga televizioni izraelit Channel 14 kishte kritikuar kolegun e tij duke shkruar në Twitter se “reportazhi i Gil Tamary në Mekë ishte me të vërtetë trimëri gazetarie. Në anën tjetër çfarë do të thoshim ne nëse Tempulli do të ekzistonte dhe një ysliman do të kalonte ku nuk iu lejohet jo hebrenjve? Çfarë do të thoshim ne nëse një mysliman do të hante mish nga sakrifica e Pashkëve? Blasfemi.”

Sipas mediave izraelite Arabia Saudite nuk ka dërguar një ankesë zyrtare pas hyrjes së Tamary në Mekë.

Tamary dhe Channel 13 kanë dalë dhe kanë kërkuar falje të martën ku pretenduan se reportazhi “ nuk kishte synim ofendimin e myslimanëve” ku Tamary kishte shtuar “se nëse dikush u ofendua nga kjo video, ju kërkoj falje”.

“Kërshëria është në zemër dhe qendër të gazetarisë, dhe ky lloj i gazetarisë së mbulimit të dorës së parë bën ndarjen e gazetarisë së mirë dhe gazetarisë së shkëlqyer” kishte shtuar ai. “Ky parim themelor na udhëzoi edhe në këtë përpjekje gazetareske ku i mundësoi shumë njerëzve të shohin, për herë të parë, një vend aq të rëndësishëm për vëllezërit dhe motrat tona myslimane, dhe për historinë e njerëzimit.”

Gazetarë myslimanë lejohen në Mekë. Ka gazetarë në mediat e mëdha izraelite janë myslimanë dhe në parim atyre do të iu lejohej hyrja në Mekë pa shkelur ligjin saudit apo islamik.

Në vitin 2017’të një shtetas ruso-izraelit Ben Tzion kishte nxitur zemërim të madh në rrjete sociale pasi kishte postuar foto të tij nga brenda Xhamisë së Profetit në Medinë, qytet ku ka kufizime të rrepta për jo myslimanët.