Gazetarja ishte duke raportuar live nga shtëpia, filmon aksidentalisht bashkëshortin duke bërë dush

Melinda Meza, moderatore e lajmeve në një televizion lokal, në Kalirfoni të SHBA-ve, filmoi aksidentalisht bashkëshortin e saj duke bërë dush, teksa ishte duke raportuar në një lidhje direkte nga shtëpia.

Marketing

Për shkak të koronavirusit, shumë gazetarë nëpër botë, janë të detyruar që të qëndrojnë në izolim, në shtëpi. Njëra prej tyre është dhe Melinda.

Teksa ishte duke dhënë këshilla se si gratë mund të stilojnë flokët, në kushte karantine, bashkëshoriti shikohet duke bërë dush mbrapa saj. Gazetarja, nuk ishte në dijeni të kësaj skene gjatë transmetimit, por ka mësuar gjithçka pasi video e saj u bë virale në rrjete sociale.

Marketing