Gazetarja shqiptare që bashkëjetoi me Getoar Selimin dhe Kastro Zizon

E ftuar së fundmi në emisionin e Kastro​ Zizos, “Late Night Show” ishte gazetarja e njohur Zhaklin​ Lekatari, e cila për herë të parë ka rrëfyer se me Kastron dhe Getoar Selimin kanë jetuar për disa kohë së bashku në Kosovë.

Marketing

Zhaklin tregon se ndihmonte djemtë me hekurosje dhe punët e shtëpisë, ndërsa Getoari ishte ai që gatuante gjithmonë. Gjatë bisedës në studio, Kastro dhe Zhaklin kujtojnë me mall episode nga bashkëjetesa e tyre vite më parë.

Zhaklin: Historia është që unë dhe Kastro jemi miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Sidomos në kohën kur unë jetoja në Kosovë.

Kastro: Kur jetoja edhe unë në Kosovë. Kosova është kështu, kur ke shumë probleme dhe për të pasur më shumë probleme shkon atje. Kemi qenë një trio, unë Getroari dhe Zhaklin që nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, por na lidhnin parimet mbi jetën.

Zhaklin: Por jemi edhe miq ne të tre.

Kastro: Ke pirë ndonjëherë hashash?

Zhaklin: Jo nuk kam pirë.

Kastro: Po ca bënim ne të tre me Getin mi?

Zhaklin: Asgjë, dëgjonim muzikë, shihnim filma, gatuam ndonjë gjë, se Geti ishte kuzhinier. Ka pasur sirtarin e tretë vetëm me gjëra të mira për të ngrënë.

Kastro: Jemi kënaqur, unë pija shumë në atë kohë.

Zhaklin: Unë vija hekurosja tek shpia jote.