Ballina Lajme Botë Gëlltiti një bateri, humb jetën 7-vjeçari

Gëlltiti një bateri, humb jetën 7-vjeçari

Një 7-vjeçar ka ndruaj jetë pasi ka gëlltitur një bateri. I mituri, i cili jetonte në Payerne, Zvicër, i quajtur Jose, ishte me pushime në Portugali kur gëlltiti baterinë.

Marketing

7-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit të Coimbra dhe bateria u hoq, por më vonë ai vdiq nga vaskuliti, një inflamacion i enëve të gjakut.

Sipas raportimeve ai gëlltiti baterinë rreth festave të fundvitit dhe vdiq më 14 janar. Zyrtarët në Zvicër raportojnë se në shumicën e rasteve të gëlltitjes së baterive me butona, objektet kalojnë nëpër trup dhe eliminohen në jashtëqitje 24 deri në 96 orë më vonë.

Tetëdhjetë deri në 95 për qind e personave nuk shfaqin simptoma pasi kanë gëlltitur nj bateri. Megjithatë, në raste të rralla, mund të ketë pasoja të rënda ose fatale.

Komplikimet përfshijnë dëmtimin e mukozës së ezofagut. Simptomat përfshijnë vështirësi në gëlltitje, të vjella, hipersalivim, mbytje, kollë apo edhe vështirësi në frymëmarrje

Exit mobile version