Kepa Arrizabalaga e turpëroi mbrëmë Maurizio Sarrin në kuadër të finales së EFL Cup.
Maurizio Sarri kishte kërkuar që Kepa Arrizabalaga të zëvendësohej me Willy Caballeron, para se të shkonin në gjuajtjen e penalltive me Manchester Cityn.
Portieri spanjoll kishte pësuar lëndim, andaj italian kërkoi ta zëvendësonte atë, mirëpo që ai refuzoi, duke e bërë një situatë tejet të sikletshme.
Sarri deklaroi pas ndeshjes se ishte një keqkuptim, mirëpo një gjë e tillë nuk është fare ashtu.
Italiani kishte biseduar me doktorin e skuadrës, ku ky i fundit i ka bërë me dije se ai duhet të largohej, pasi kishte zgjatur muskulin.
Mediat në Angli kanë zbuluar se Sarri nuk e ka nën kontroll zhveshtoren e Chelseas, andaj pritet që shumë shpejtë të shkarkohet.
https://twitter.com/i/status/1099749321199767552