Gent Cakaj ia dorëzon detyrën Xhaçkës: Pa Ramën, misioni im i pamundur!

Gent Cakaj e ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Marketing

Cakaj, nuk harroi falënderimet për kryeministrin Edi Rama, listoi edhe arritjet e kryera në politikën e jashtme gjatë detyrës së tij.

“E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështjetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se pa mbështetjen e kryeministrit misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandema ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shbumë të vështira! Këtë falënderim spo e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim. Falenderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht që Xhaçka do ti prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE”, tha Cakaj

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, edhe zyrtarisht, kam dorëzuar detyrën në duart e vyera të Olta Xhaçkës.

Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht një paraardhës politik i Oltës, por mbështetësi më i madh i saj, që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e politikës së jashtme.

Për përkushtimin, devotshmërinë e profesionalizmin tënd, e dashur Olta, s’kam as më të voglin dyshim. Prandaj, të uroj nga zemra vetëm punë të mbarë e suksese të panumërta në rrugëtimin tënd si zonjë e hekurt, kryediplomatja e Shqipërisë. Do jem pranë teje sa herë e kërkon puna e në shërbim të Shqipërisë sa herë e kërkon nevoja.

Ndërkohë, patjetër, mbetem tepër krenar e ballëlartë për të gjitha arritjet e këtyre viteve të fundit, duke filluar nga forcimi i faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për punën e jashtëzakonshme në Luginën e Preshevës dhe ngritjen e pashembullt të zërit në mbrojtje të interesave të Republikës së Kosovës, vendimi për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE, kryesia e suksesshme të OSBE-së e deri te afrimi historik për marrjen e ulëses jo të përherëshme në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023.

Puna ime për Shqipërinë, natyrisht, nuk përfundon këtu. Përpjekja ime sot thjesht ndryshoi trajtë. Shqipëria për mua do të mbetet ëndrra që do t’i detyrohem për jetë.

FALEMINDERIT SHUMË!

SUKSESE E PUNË TË MBARË OLTA!