Ballina Showbiz George Clooney ka një kërkesë publike për mediat

George Clooney ka një kërkesë publike për mediat

Aktori i njohur, George Clooney u ka kërkuar mediave që të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij. Përmes një letre të hapur, ai thotë se imazhe të tilla i vënë në rrezik dy fëmijët e tij, për shkak të punës së gruas së tij.

Marketing

Sipas aktorit, Amal Clooney është një avokate e të drejtave të njeriut dhe nxjerr para gjyqit grupet terroriste.

“Natyra e punës së gruas sime e detyron atë të përballet dhe të gjykojë grupet terroriste dhe ne marrim sa më shumë masa paraprake që të mundemi për të mbajtur familjen tonë të sigurt. Ne nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse ndonjë media nxjerr fytyrat e tyre në kopertinë. Ne nuk kemi shitur kurrë një foto të fëmijëve tanë, nuk jemi në rrjetet sociale dhe nuk postojmë kurrë foto, sepse po të bëjmë një gjë të tillë do të vinte jetën e tyre në rrezik. Jo rrezik paranojak, por çështje të botës reale, me pasoja të botës reale”, ka shkruar ylli i Hollyëood në letër.

Kujtojmë që çifti u martua në vitin 2014 në një ceremoni madhështore në Venecia, duke u bërë kryefjala e shtypit rozë në të gjithë botën.

Marketing
Exit mobile version