Gërmuesit gjejnë monedha ari të rralla në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit (FOTO)

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar katër monedha ari të pastra në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit që supozohet se ishin aty që nga më shumë se 1.000 vjet më parë.

Marketing

Sipas mediave të huaja, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) tha se monedhat u zbuluan gjatë punës së gërmimit pranë Murit Perëndimor.

Monedhat, të përfshira në një enë të vogël, “ishin të ruajtura shkëlqyeshëm dhe ishin menjëherë të identifikueshme edhe pa pastrim”, tha specialisti i IAA, Robert Kool në një deklaratë.

Monedhat datojnë nga vitet 940 deri në 970, shtoi Kool.

Marketing