Ballina Sport Gerrard triumfon Lampardit – Aston Villa mposht Evertonin

Gerrard triumfon Lampardit – Aston Villa mposht Evertonin

Ka përfunduar ndeshja në mes të Aston Villas dhe Evertonit.

Marketing

Vendasit fituan me rezultat 2-1, në ndeshjen e luajtur në “Villa Park”, për xhiron e dytë të Premier League.

Skuadra e Steven Gerrard kaloi në epërsi me golin e Danny Ings në minutën e 32’.

Kështu përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, duke i lënë vend të dytës që rezervoi edhe dy gola të tjera.

Ishte Buendia ai që e dyfshoi epërsinë në minutën e 86’, pas një aksioni të bukur.

Krejt çka mundi të bëjë skuadra e Frank Lampard ishte ngushtimi i epërsisë, me anë të një autogoli të Lucas Digne.

Nëse debati për mesfushorin më të mirë anglez vazhdon ende, me fansat që janë të dyjëzuar në mes të Lampard e Gerrard, trajnerllëku më shumë po i shkon më shumë këtij të fundit

Marketing
Exit mobile version