Gigi Hadid e ka cilësuar Kanye Westin si një “bullizues” pasi ai ofendoi një kritik të deklaratës së tij të diskutueshëm “White Lives Matter”.
Reperi, 43 vjeç, shkaktoi zemërim kur debutoi me veshjet në shfaqjen e tij në Javën e Modës në Paris përpara se të dyfishonte pretendimet e tij dhe të hidhte poshtë pohimet e “Black Lives Matter” – lëvizja sociale e krijuar për të protestuar ndaj padrejtësive sociale dhe racore që synonin komunitetin e tij.
Në një seri postimesh të martën (4 tetor), Ye sulmoi Gabriella Karefa-Johnson, një stiliste dhe redaktore globale e “Vogue”, e cila e kishte quajtur veprimin e tij ‘të rrezikshëm’ dhe ‘të dhunshëm’.
Në postimet e tij, West ofendoi stilin e Karefa-Johnson dhe u tall duke thënë ‘ky nuk është një person i modës’, përpara se të vazhdonte të ndante një shkrim tjetër ku thuhej si: ‘kjo do të thotë luftë’.
Kjo e shtyu Hadid, 27 vjeçe, të komentonte se West nuk kishte ‘një përqindje të intelektit të saj’ dhe tha se ‘nuk kishte asnjë kuptim deklarata e tij’.
“Do të dëshironit të kishit një përqindje të intelektit të saj. Ju nuk e keni idenë…. Nëse në të vërtetë ka një pikë kuptimi për ndonjë nga gjërat e juaja, ajo mund të jetë personi i vetëm që mund t’ju shpëtojë. Sikur “nderi” i të qenit i ftuar në emisionin tuaj duhet të pengojë dikë të japë mendimin e tij..? Ju jeni një bullizues dhe një shaka”, ka shkruar Hadid.
Hadid dhe Karefa-Johnson kanë punuar së bashku në të kaluarën, ndërsa stilistja i tha “Elle” në fillim të këtij viti se ajo ndan një ‘miqësi të vërtetë’ me modelen dhe se ka ‘respekt dhe besim të thellë’ mes tyre.
Reperi kishte postuar më parë një foto të Karefa-Johnson në Instagramin e tij, ku ajo shihej e veshur me çizme kafe me lidhëse, një fund të thurur me vija, një bluzë grafike të verdhë, pallto kadifeje dhe çantë të kaltër ‘Balenciaga’.
“Ky nuk është një person i modës”, kishte shkruar West në mbishkrimin e fotos në Instagram.
Kritikat e tij vijnë pasi Karefa-Johnson u shfaq në mediat sociale për të kritikuar këmisha “White Lives Matter” që West debutoi në shfaqjen e tij të modës Yeezy në Paris.
“Ai po përpiqej të ilustronte një botë distopike në të ardhmen, kur bardhësia mund të zhdukej ose të paktën do të ishte në rrezik të mjaftueshëm për të kërkuar mbrojtje”, kishte thënë Karefa-Johmson.
Karefa-Johnson më pas postoi një deklaratë për ndarjen e procesit të saj të mendimit për këtë çështje.
“Nuk ka asnjë justifikim, nuk ka art këtu. Më vjen keq që nuk arrita ta bëja të qartë – mendova se e bëra”, shkroi ajo.
“Unë mendoj se nëse do ta pyesnit Kanye, ai do të thoshte se kishte art, revolucion dhe të gjitha gjërat në atë bluzë. Nuk ka. Ndërsa të gjithë po punojmë përmes traumës së këtij momenti, veçanërisht ata prej nesh që vuajtëm në atë dhomë, le të kemi pak hir për njëri-tjetrin”, tha tutje ajo.
West kishte mbrojtur më parë këmishën e tij “White Lives Matter” , duke shkruar në Instagram, “Të gjithë e dinë se Black Lives Matter ishte një mashtrim, tani ka mbaruar, nuk ka përse”.