Për të ndryshuar gjërat, nevojitet që interesat politike të vendosen në një anë, ndërsa fokusi të jetë në interesat kombëtare, porositi sot euroambasadori Dejvid Gir në forumin “EUROPEM 2023 – 20 vjet nga Samiti në Selanik: rruga para nesh”.
“Në këtë kontekst çështja për ndryshime kushtetuese, që është vendim sovran i këtij vendi, është hap i rëndësishëm që duhet të ndërmerret, që automatikisht do të çojë në konferencën e dytë ndërqeveritare”, thotë Gir.
Sipas tij, është shumë me rëndësi që të ketë debat të hapur për këtë çështje dhe cilat janë interesat e vendit.
Ai u bëri thirrje partive politike që të tejkalojnë ndarjet dhe të bashkohen rreth çështjes së anëtarësimit në BE dhe ta bëjnë atë një projekt kombëtar.
Gir përkujtoi gjithashtu samitin në Selanik 20 vjet më parë, kur BE-ja kishte vetëm 15 vende anëtare. Theksoi se prej atëherë deri sot është arritur përparim i madh në Ballkanin Perëndimor.
Në 20 vitet e fundit, pranimi i vendit në BE është bllokuar si rezultat i tri vetove, tha Gir, kështu që kredibiliteti e BE-së është dëmtuar rëndë dhe është e kuptueshme që njerëzit janë të frustruar.
Sipas zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq, mesazhi kryesor është se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por vetëm nëse bëhen përpjekje të mëdha për arritjen e standardeve evropiane, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Duhet të jemi mjaft të sinqertë, jo vetëm kritik, dhe të themi se tema e bashkëpunimit rajonal dhe çështjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së ka qenë një sfidë prej 20 vitesh e deri sot. Problemi është se këto sfida ndoshta nuk i kemi trajtuar mjaftë seriozisht dhe sinqerisht atëherë para 20 viteve i jemi qasur këtyre sfidave, derisa nuk janë rritur në nivelin e bllokadës apo të vetos”, shtoi zëvendëskryeministri.
Mariçiq theksoi se Samiti në Selanik konfirmoi se BE- ka një perceptim ndaj rajonit tonë në tërësi, por, në të njëjtë kohë i jep çdo vendi mundësinë që të shpërblehet individualisht për përparimin e tij.