Ballina Sport Giroud kërkohet nga dy klube londineze, befasitë nuk kanë të ndalur

Giroud kërkohet nga dy klube londineze, befasitë nuk kanë të ndalur

8:15 | 21 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud thuhet se është duke u kërkuar nga dy klube londineze.

Reprezentuesi i Francës pritet që të largohet nga ‘Blutë’ në përfundimin e këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij, transmeton lajmi.net.

Ai ka qenë i lidhur me disa lëvizje në afatet e kaluara kalimtare, ndërsa tani thuhet se po kërkohet nga Crystal Palace dhe West Ham United.

Calciomercato.it raporton se ai mund të mbetet në Angli dhe të mos largohet në Serie A drejt klubeve sikurse Lazio apo AC Milan.

Crystal Palace ka paralajmëruar se do të bëjë një ‘revolucion’ në skuadër dhe kësisoj transferimi i Giroud do t’i ndihmonte shumë ata.

West Ham në anën tjetër, po kërkon një sulmues pasi ka ndarë rrugët me Sebastien Haller në janar të këtij viti.

‘Çekanët’ duken opsion më real për lojtarin, pasi ata kanë siguruar një vend në garat evropiane./Lajmi.net/

Marketing
Exit mobile version