Ballina Aktuale Gjashtë të vdekur dhe 136 raste të reja me Covid-19

Gjashtë të vdekur dhe 136 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë bërë 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari.

Exit mobile version