Ballina Lajme Kosovë Gjashtë viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 589 mostrave.

Marketing

Sipas raportit të Institutit, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 144 pacientë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 14,377, i viktimave në 574 dhe i të shëruave në 10,926.

Aktive, ndërkaq, mbeten edhe 2,877 raste.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 347 pacientë; prej tyre, 263 janë të infektuar me koronavirus.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, katër pacientë janë në respiratorë, 22 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 231 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Exit mobile version