Gjatë këtij viti në Pollog janë zbuluar 188 shtetase të huaja të cilat kanë punuar në “të zezë”

Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti nga SPB Tetovë kanë realizuar 50 aksione kontrolli në objekte hotelierike (Tetovë dhe rrethinë 33 dhe rajonin e Gostivarit 17). Kontrollet kanë qenë pjesë e aktiviteteve për zbulimin e dhe sanksionimin ligjor të shtetaseve të huaja të cilët pa paralajmëruar qëndrojnë dhe punojnë apo janë të involvuar në vepra eventuale penale.

Marketing

“Pjesa më e madhe e kontrolleve janë zbatuar në muajt e verës, korrik, gusht dhe shtator ku janë zbuluar 188 shtetase të huaja (TE-154 dhe GV-34). Pjesa më e madhe e tyre (122) janë nga Republika e Shqipërisë, 38 nga Republika e Serbisë, 17 nga Republika e Kosovës, 5 nga Republika e Bullgarisë dhe nga dy të Malit të Zi, Slloveni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Gjatë kontrollit në objekte është hasur edhe në 201 shtetase të Maqedonisë”, ka thënë Marjan Josifoski nga SPB e Tetovës.

Pas arrestimit të tyre, këto persona u janë dorëzuar Sektorit për kriminalitet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riadmisim, ndërsa më pas pjesa më e madhe e tyre janë dërguar para gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatat themelore në Tetovë dhe Gostivar. Sipas moshës, shtetaset e huaja të cilat kanë punuar në “të zezë” janë të moshës 18 deri në 45 vjeç.

Shtetaset e huaja kanë qenë të angazhuara në objektet si valltare dhe këngëtare, por edhe kameriere apo personel tjetër hotelierik.

Sipas Josifovskit, keqpërdorimi i qëndrimit haset edhe në këtë periudhë. Sipas karakterit kryesisht janë shtetas të huaj të cilët punojnë si punëtorë apo të ashtuquajtur emigrantë ekonomikë.