Në heshtje dhe pa shumë bujë të madhe Instagram është duke testuar një veçori të re. Në mediat e huaja thuhet se platforma po mendon që të bëjë video e saj me kod. Pra çdo përdorues që është aktiv dhe që publikon video në platformë mund t’i vendosë videos që publikon një kod.
Video nuk mund të shihet nga të gjithë. Me tepër kjo është si një lojë fjalësh për përdoruesit. Çdo person që hedh një video, i famshëm, model, bloger, influencer apo këngëtar mund të orientojë ndjekësit me një “inststory” se si mund të jetë kodi i videos që ka hedhur. Përdoruesit duhet të gërmojnë në të dhënat dhe detajet për të gjetur kodin e më pas të shijojnë videon e të preferuarit të tyre./abcnews.al
Marketing
