Gjenden 55 emigrantë në një fshat të Strumicës

Pesëdhjetë e pesë emigrantë janë gjetur sot në mëngjes në orën 4 pas mesnate në rrugën lokale e cila çon drejt fshatit Trivodi të Strumicës.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor kumtoi se emigrantët janë transportuar me automjetin “iveko” pa targa. Drejtuesi i makinës pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë, është arratisur së bashku me emigrantët, por pas bastisjes në terren janë gjetur 55-të emingrantët.

Për ngjarjen e është njoftuar prokurori publik dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.