Ballina Lajme Botë Gjenden të ngordhur 400 luanë deti dhe foka në Uruguai

Gjenden të ngordhur 400 luanë deti dhe foka në Uruguai

Gati 400 luanë deti dhe foka me gëzof janë gjetur të ngordhur në brigjet e Uruguait javët e fundit, kanë njoftuar autoritetet lokale, duke ia atribuar masakrën gripit të shpendëve.

Marketing

Që nga zbulimi i një rasti të parë më 5 shtator në një luan deti të bllokuar në plazhin Cerro në Montevideo, Ministria e Blegtorisë, Bujqësisë dhe Peshkimit të Uruguait ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të këtyre gjitarëve detarë.

Nga 400 kufomat e gjetura në bregdetin jugor të Atlantikut të Uruguait, 350 tashmë janë varrosur për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë sëmundje. Thjesht duhet të presim që imuniteti i kësaj popullate të ketë efekt, por nuk e dimë se kur do të ndodhë”, shpjegon ministria uruguaiane, duke shtuar se autoritetet vazhdojnë kërkimet e tyre për të përcaktuar origjinën e infeksionit. Nuk është gjetur asnjë shpërthim gripi shpendësh te zogjtë e egër apo ata shtëpiakë.

Në Uruguai popullsia totale e luanëve të detit dhe e fokave arrin në 315000 gjitarë. Gripi i shpendëve është një sëmundje që nuk ka shërim apo trajtim. Virusi H5N1 shkakton dëmtime serioze muskulare, neurologjike dhe respiratore.

Marketing
Exit mobile version